29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekskluzive: Taravari tregon se a i ofroi Ali Ahmeti postin e kryeministrit apo jo?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravri demanton lajmet se kreu i BDI-së Ali Ahmeti i ka ofruar postin e kryeministrit në qeverinë teknike. “As nuk na është ofruar dhe as që kemi diskutuar apo biseduar për këtë temë në partinë tonë apo me ndonjë parti tjetër” u përgjigj Taravari në pyetjen e Televizionit Koha nëse me të vërtetë kreu i integristëve i ka ofruar postin e kryeministrit të parë shqiptar. Të gjitha ballinat e portaleve sot u mbushën me titujt sensacional se kryetari i BDI-së Ali AHmeti i ka ofruar kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, postin e kryeministrit të parë shqiptarë, post ky me të cilin Ahmeti joshi votuesit në vitin 2020, kur edhe i fitoi zgjedhjet. Deri më tani lajmin e nuk e kanë konfirmuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Së paku deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje në pyetjet që i dërguam. Megjithatë, sipas informatave të televizionit Koha, ende brenda Aleancës për Shqiptarët është diskutabile mënyra se si do të shkojnë në zgjedhje. Do të rreshtohen me frontin evropian, pra koalicionin aktual qeverisës, apo do të jenë të vetme. Kreu i partisë Arben Taravari disa herë ka kumtuar në media se ai personalisht është që në zgjedhjet të garojnë të vetëm, megjithatë ai ka thënë se do e respektoj vendimin e shumicës në partinë e tij. Ende nuk dihet as si do të rreshtohet edhe BDI-ja. Nëse do të garojnë së bashku me LSDM-në apo do të jetë e vetme në listën e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deri tani, koalicion zyrtar është vetëm ai i Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, i përbërë nga tre parti, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demorkatike e Izet Mexhitit.TV KOHA

Të fundit