19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekuipazhi i nëndetëses di më së shumti për vetizolimin: Këto janë këshillat e tyre!

Buzz Feed

Nëse dikush e di se çfarë është izolimi, ata janë me siguri këta njerëz. Ja disa këshilla, se si t’ju kalojë koha më shpejtë në izolim.

Rutinë, rutinë, rutinë…

Rajan Remzi kaloi më shumë se 20 vite në marinën britanike dhe ishte komandant i nëndetëses bërthamore “HMS Turbulent”. Ai e thekson rëndësinë e strukturës në orarin ditor.

– Zhvilloni shpejtë rutinë dhe përmbajuni asaj. Kjo do të thotë se do t’i jepni vetes kohë për pauzë, leje për relaksim dhe ta përcaktoni qartë kohën kur do të fokusoheni në punën, këshillon Remzi.

Ushtrim

– Në nëndetëses nuk ka shumë vend për lëvizje, por që të jeni të përgatitur në aspektin mental për të gjitha detyrat duhet doemos të jeni të përgatitur edhe fizikisht dhe për këtë arsye ushtrimi është shumë i rëndësishëm, thekson Remzi.

Ushqim i shëndoshë

Riçard Kavana ishte operator i radarit në një nëndetëse 12 vite dhe pohon se ushqimi i shëndoshë është me rëndësi esenciale, jo vetëm për shëndetin fizik.

Nëse hani ushqim jo të shëndoshë do t’ju bie serotina dhe mund të bini në depresion, sqaroi ai.

Me të është dakord edhe Tom Herman, i cili në marinë ishte 40 vite dhe komandonte me dy nëndetëse.

Ndihmon shumë koha e përcaktuar saktësisht për ushqim. Mund ta ndiqni kohën për rutinën tuaj ditore. Për shkak të mungesës së lëvizjes, apetiti mund të ulet, ndaj për këtë arsye është shumë me rëndësi t’i përmbaheni orarit të vakteve, shtoi ai.

Filloni diçka të re

Ron Gordon, i cili ka shërbyer në marinë prej vitit 1864 deri në vitin 1998 e thekson rëndësinë e argëtimit.

– Shumëkush kishin hobi të ndryshme. Zgjidhnin enigma, bënin kurthe për peshq, disa të tjerë edhe endnin. Në det është me rëndësi që të mbahet aktiv truri, e këtë mund ta bëni edhe me gjëegjëza të ndryshme.

Bisedoni dhe bëni shaka

Gjatë izolimit është shumë me rëndësi të qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë, biseda është shumë e rëndësishme. Shakatë, gjithashtu, shprehet ekuipazhi i nëndetëses, janë esenciale.

– Dinim të qeshim me njëri-tjetrin me lot. Në momentet kur stresi është në nivel të lartë, është shumë e rëndësishme që të buzëqeshni në kurrizin tuaj. Kështu do t’i harroni më lehtë brengat për gjërat e imta, theksoi Kavana.

Privatësi

Vendi i vetëm në nëndetëse ku mund të qëndroni vetë është kabina juaj.

– Përcaktoni kohë vetëm për vetveten, kur do të largoheni nga të tjerët edhe atëherë bëni gjithçka që do t’ju bie ndërmend, këshillon Xhon Bejli, i cili shërben në nëndetëse.MIA.

Të fundit