29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Elezi: Komunat përmes projektit MSIP kanë marrë ndihmë financiare prej 40 milionë eurosh

Mbështetjen financiare që vetëqeverisjet lokale e kanë marrë me projektin MSIP për përmirësimin e shërbimeve komunale kanë arritur 40 milionë euro, deklaroi për MIA-n zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi pas vizitës në komunën e Vrapçishtes.

“Me Bankën Botërore si partneri ynë strategjik në vendin tonë bashkërisht realizuam projekte thelbësore. Për tre vite e gjysmë të kaluara kemi realizuar 230 projekte në mbarë vendin dhe kjo u tregua si shumë e rëndësishme për qytetarët edhe për shoqërinë në tërësi”, tha Elezi.

Ajo potencoi se mbështetja financiare të cilën gjatë dy viteve fundit e ka marrë komuna e Vrapçishtes nga shteti është e rëndësishme sepse janë financuar projekte që drejtpërdrejtë ndikojnë ndaj përmirësimit të jetesës në këtë rajon të sharit.

Elezi theksoi se shteti ka ndihmuar në disa ndërhyrje të mëdha infrastrukturore siç është ndërtimi i rrugës Gradec-Senokose me vlerë 500 mijë euro dhe ndërtimin e sistemit të ujitjes Reçicë-Raven i cili kalon në këtë komunë të Pollogut dhe mundëson ujitje të tre mijë hektarëve. Shteti me 150 mijë euro ndihmoi në pajisjen e dy kopshteve për fëmijë në fshatrat Dobri Dol dhe Negotinë. zgmsn/

Të fundit