13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Eliza pertej errësirës

Për të ditur se me çfarë sfidash ballafaqohet tjetri duhet që sëpaku njherë në jetë të kesh pasur të njejtin problem, e përshembull nëse shkon të vizitosh një të sëmurë që ka pasur të njejtin problem si ti, ju jeni personi I vetëm që mund ta kuptoni se me cfarë dhimbjesh dhe problemi është duke u ballafaquar personi që keni përballë, epo mbylli syt, dhe shko nga njëra dhomë tek tjetra në shtëpin tënde, ti nuk mundesh ti bësh as dy hapa, pate frigë dhe nuk ishe I sigurtë në hapat që hodhe.

E kjo është me të vërtetë momenti kur ballafqohesh me jetën  por ti mund të heqësh dorën dhe të shohësh, e dikush me këtë sfidë po e kalon jetën por kjo nuk e ka penguar që ajo të ec e vetme në shtëpi madje edhe në mungesë të prindërit, ndonjëherë të përgaditet edhe për në shkollë, ky nuk ka qenë shkas që ajo të mos jetë shembull në shkollë por përkundrazi të jet e shkëlqyeshme si në shkollë por edhe në disa sfera të artit, e ajo sot posedon disa mirnjohje dhe lëvdata për suksesin e aritur. Ndërsa bëhet fjalë për Eliza Abdija një vajzë me shikim të dëmtuar por me një sukses të madh,  Eliza din ti bjer dhe pianos.Përcjell TV KOHA.

Liza me Piano

Liza  ka vetëm një mesazh ajo ju bën thirje institucioneve që të angazhohen për lehtësimin e kushteve të Lizës si përshembu librat audi, libra me alfabetin braj e të tjera.

Lus institucionet që të mundohen më shumë që sëpaku të na sigurojnë libra me audio që të mund të mësojmë se përndryshe duhet të inçizoj mamin derisa po e lexon mësimin që më pas unë të ndëgjoj dy apo tre herë deri sa ta mësoj  thotë Eliza

E të njejtin mendim si të Lizës e ka edhe e ëma e saj Ilirjana Abdija e cila sic thot ajo nëse jo fizikisht, psiqikisht është gjithmonë pran vajzës së saj, ajo ju bën thirje institucioneve që të veprojnë dhe të marin masa për përmisimin e kushteve në këtë drejtim

Kronikën e plotë të Eliza Abdijës e realizuar nga Televizioni Koha mund ta ndiqni të martën më 28 janar në ora 12 e 25 minuta./TV KOHA/

Të fundit