05/10/2022
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Elmi Aziri: “20%-shi” ofendues për shqiptarët, gjuha shqipe duhet të figurojë në Kushtetutë (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, thotë se termi “20%” që ju referohet shqiptarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është nënçmues dhe ofendues. Në një prononcim për gazetën LAJM, ai tha se ky term duhet të largohet dhe në vend të tij, në Kushtetutë duhet të figurojë gjuha shqipe.

“Aleanca për Shqiptarët ka kohë që merret me këtë problematikë dhe që në fillim ka kundërshtuar këtë definicion. Neve na ka ardhur mirë si shenjë e reflektimit të gjitha subjekteve tjera që edhe ato nuk janë pajtuar me përkufizime numerike, me përkufizime të për qindjeve. Mendojmë që në momentin që vjen dita, ata do të jenë konformë deklaratave që i kanë dhënë sepse ky definicion është definicion që është bartur nga një periudhë tjetër, nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene kur ka qenë. Është ofenduese, është nënçmuese dhe sigurisht që ne nuk pajtohemi me të dhe sigurisht që do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, ligjore, parlamentare që një gjë e tillë të shmanget dhe në Kushtetutë dhe gjitha dokumentet të figurojë si gjuha shqipe”, tha Elmi Aziri.

Elmi Aziri: Konsideroj se nuk kanë lidhshmëri sepse doemos duhet të ekzistojë një mekanizëm që duhet ta mbrojë nga majorizimi, bashkësinë etnike që nuk është në numër si bashkësia maqedonase, aq më tepër kur “Badenteri” dhe “Balanseri” nuk janë kategori kushtetuese por janë mekanizma ligjor për ta mbrojtur, në këtë rast, popullatën që është më shumë se 20% dhe konsideroj se këto nuk kanë asnjë lidhshmëri. Momenti tjetër që është i rëndësishëm është se, ne nuk duhet që në vazhdimësi të hapim tema, sepse nëse njëra palë fillon të hap tema pastaj dalin edhe tema tjera dhe mendoj se e komplikojmë çështjen edhe më tej. Ne jemi të hapur, ashtu siç deklaroi edhe kryetari ynë, për diskutime të tjera, por nuk jemi të hapur për ta kthyer procesin mbrapa jemi të hapur për konstruktivitet dhe jo për destruktivitet.

 

Të fundit