25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Emërimi i drejtorëve të rinjë, reagon Komiteti Helsinkut: Nuk kanë përvojën e duhur

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj reagon në emërimin e drejtorëve të rinj të institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Në kumtesë ata thonë se personat të cilët udhëheqin me këto institucione duhet të kenë përvojë paraprake në fushën e kryerjes së sanksioneve dhe mirë ta kuptojnë problematikën që ta përfaqësojnë institucionin dhe të kujdesen për përparimin e të drejtave të të burgosurve dhe personave të dënuar.

“Drejtorin e institucionit dhe zëvendësin e tij i emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në propozim të drejtorit të Drejtorisë. Kushtet e nevojshme të cilat duhet t’i plotësojë një person që të emërohet për drejtor ose zëvendësdrejtor në institucionin ndëshkues-përmirësues janë numëruar në mënyrë taksative në Ligjin për kryerje të sanksioneve, ndërsa si një nga kushtet plotësuese është personi të ketë të paktën shtatë vjet përvojë pune, prej të cilave katër vjet në fushën e kryerjes së sanksioneve ose çështje të lidhura. Laboratori i Raportimit të Kërkimit Maqedonia informon se Filip Andov, i cili është emëruar drejtor i ri në INP Shkup, paraprakisht ka qenë këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev për krijimin e politikave të cilat janë nga interesi i veçantë i qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ndërsa paralelisht ai në mënyrë profesionale ka punuar edhe si ekonomist në sektorin e biznesit”, citohet në kumtesë.

Në seancën qeveritare të mbajtur më 15 dhjetor ishte shkarkuar u.d drejtori i deritanishëm i INP-së Shkup, Esad Rahiq, ndërsa për drejtor të ri ishte emëruar Filip Andov. Paraprakisht, ishte shkarkuar edhe drejtori i INP-së Vollkovia në kërkesë të tij, ndërsa për drejtor të ri ishte emëruar Daniell Antovski.

“Shumë vite prapa, apelojmë në nevojën të emërohen njerëz në pozitat ushëheqëse në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, të cilët jo vetëm që kanë ekspertizë dhe përvojë në sistemin e burgut, por edhe janë sensibilizuar për nevojën e përparimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për personat e dënuar dhe të arrestuar. Vendosja e kuadrove joadekuate është tërësisht në kundërshtim me përpjekjet e tilla dhe mund të sjellë deri te regresi në vend të përparimit të sistemit peniterciar në vend”, thonë nga Komiteti i Helsinkut dhe Shoqata e juristëve të rinj.

Vlerësojnë se në periudhën e fundit është shënuar përparim në përmirësimin e kushteve dhe gjendjeve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, por që nuk guxon të anashkalohet fakti se në disa institucione ende ekzistojnë probleme sistematike, të cilat tërhiqen një kohë të gjatë.

Të fundit