20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Endri Zaimi është 25 vjeçari që humbi jetën në Itali

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shqiptarit të identifikuar si Endri Zaimi në Itali.

Ngjarja ka ndodhur sot në orës 7 të mëngjesit në Belluno të Italisë, ku 25-vjeçari u përplas me një kamion.

I riu shqiptar po kthehej nga puna pasi ishte turni i natës dhe po drejtonte makinën tip Volvo V50. Ndërsa shoferi i kamionit që po transportonte materiale ndërtimi nuk u lëndua.

Endri Zaimi me gruan dhe dy fëmijët jetonte në Itali, në zonën e njohur si Alpago.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e nxorrën nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.

Policia vijon hetimet për të mësuar rrethanat që shkaktuan aksidentin tragjik.

Të fundit