26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ëndrra për një jetë më të mirë po e zbraz Maqedoninë! Të rinjtë po ikin, më së shumti drejt Gjermanisë

Të rinjtë me të madhe po ja mësyjnë perëndimit me shpresën me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.

Trendi i viteve të fundit është rruga drejt Gjermanisë. Shumë të rijnë kanë ikur, por edhe shumë të tjerë po aplikojnë çdo muaj për të kapur një termin pune në Ambasadën Gjermane në Shkup.

Vetëm nga Kërçova, në muajin shkurt në ambasadën gjermane kanë aplikuar mbi 400 persona, i njëjti numër varion edhe në muajin mars.

“Trendi i ikjes së të rinjve vazhdon të jetë shqetësues. Vetëm në muajin shkurt në ambasadën Gjermane kanë aplikuar 400 persona nga Kërçova. Këto janë të dhënat të cilat i ka mbledh TV21 nga agjencitë të cilat merren me aplikimet për viza duke mos përfshirë këtu numrin e personave të cilët kanë aplikuar individualisht. E njëjta situatë është edhe në muajin mars, ku numri është 350-400 të cilët kanë aplikuar vetëm përmes agjencive, edhe këtu duke mos përfshirë personat të cilët kanë aplikuar individualisht”, raporton gazetarja Salije Sadiku.

Të fundit