29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Energjetika do të mbështetet me mjetet IPA dhe në kuadër të programimit të ri për vitin 2024

Sektori energjetik do të mbështetet me IPA mjete dhe në kuadër të programimit të ri për vitin 2024, tha sot zëvendëskryeministri për çëshje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në ngjarjen në Qeveri me rastin e mbështetjes së BE-së për vendin në vlerë prej 80 milionë euro, Mariçiq informoi se në thirrjen e fundit nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka parashtruar kërkesë për rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike, (objektet shëndetësore në shumicën e qyteteve të vendit), si dhe një aplikacionin për forcimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në pjesën juglindore të vendit.

“Në kohë sfidash, BE-ja nuk i harroi qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe përsëri është me ne në krizë. Edhe njëherë dëshmoi se është shumë më tepër se mbështetje financiare për përshpejtimin e transformimit social dhe për përgatitjen e anëtarësimit tonë në familjen evropiane. BE-ja është edhe partneri ynë më i madh, i cili i pari ka ndimhuar në kohë të vështira”, theksoi zëvendës kryeministri.

Sipas tij, ndihma rekord evropiane që e marrim është një investim jo vetëm në të ardhmen e vendit tonë, por edhe në të ardhmen e BE-së.

“E kemi mbështetjen e plotë të BE-së, por BE-ja ka edhe Maqedoninë e Veriut si partner dhe aleat të besueshëm. Në pritje të ndihmës se re makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut prej 100 milionë eurosh, ne mbetemi së bashku, në partneritet, me forca të bashkuara për t’iu përgjigjur presionit të vendosur nga agresioni rus ndaj Ukrainës, për të mbrojtur interesin dhe stabilitetin e vendit tonë dhe paqen e qytetarëve tanë”, theksoi Mariçiq.

Lidhur me 80 milionë euro mjete të pakthyeshme, për të cilat kanë biseduar në hollësira kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadori evropian Dejvid Gir, Mariçiq tha se ato pritet të jenë shumë shpejtë në ditët në vijim në llogarinë buxhetore.

“Qëllimi është konkret – të ndihmohet Qeveria që të zvogëlohen pasojat e krizës”, nënvizoi Mariçiq.

Të fundit