20/03/2023
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Enti për statistikë me detaje për regjistrimin

Drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski së bashku me zëvendësdrejtorin, Ilmi Selami sot do të mbajnë konferencë për shtyp mbi Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut 2021.

Konferenca për shtyp do të jetë në onlajn përmes aplikacionit ZUM, ndërsa do të mund të ndiqet në fejsbuk kanalin e Entit Shtetëror për Statistikë.

Kuvendi me 21 janar 62 vota “pro”, pa “abstenime” dhe pa “kundër” e miratoi Ligjin për Regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit regjistrimi duhet të kryhet nga prilli 1 deri më 21 prill të këtij viti.

Ligji garanton realizim të regjistrimit sipas standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Eurostat.

Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm, ose nëse insistohet ai të realizohet në pranverë, të realizohet në mënyrë elektronike. VMRO-DPMNE e filloi zyrtarisht edhe iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim.

Presidenti vendit, Stevo Pendarovski kohët e fundit deklaroi se për mendimin e tij nuk do të ishte problem shtyrja e zbatimit të këtij operacioni statistikor dhe mbajtja e tij në maj ose qershor, për të cilën pardje edhe kryeministri Zoran Zaev deklaroi se një mundësi e tillë vlen të merret në konsideratë, por theksoi, vetëm nëse bëhet fjalë për shtyrje prej një ose dy muajsh.

Të fundit