13/10/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Epidemiologët e Shtipit vazhdojnë me testimin e punëtorëve edhe javën e ardhshme

Epidemiologët e Shtipit do të vazhdojnë me testim masiv të punëtorëve të tekstilit edhe javën tjetër, pasi dje u shfaq edhe një rast tjetër pozitiv i koronavirusit në një fasoneri me 250 të punësuar.

Drejtoresha e Qendrës së Shëndet Publik-Shtip, Marija Dimitrova tha për MIA-n se me fasonerin e sapo të mbyllur në skrining janë përfshirë rreth 800 punëtorë. Testimi bëhet pa asnjë problem, ndërsa rezultatet mbërrijnë shpejt nga laboratorët, kështu që epidemiologët kanë një pamje të qartë edhe për kontaktet, duke përfshirë familjet, miqtë e të infektuarve. Me shtupat e sotme, epidemiologët për katër ditë do të kryejnë mbi 1000 teste.

Dimitrova theksoi se presin që javën e ardhshme të fillojë edhe testimi i punonjësve në kopshtet e Shtipit. mb/

Të fundit