25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Er Serbia më 21 maj fillon me fluturimet për katër destinacione evropiane, nga 7 qershori edhe për në Shkup

Avio kompania Er Serbia publikoi se nga 21 maji do t’i kthejë fluturimet e një numri të kufizuar të destinacioneve, drejt Londrës, Cyrihut, Farankfurtit dhe Vjenës, dhe se këto fluturime do të jenë të rregullta.

“Gjithçka është përgatitur, nga java e ardhshme aeroplanët tanë do të vazhdojnë me qarkullim të rregullt drejt Londrës, Vjenës, Cyrihut dhe Frankfurtit”, deklaroi Nikolla Vukomanoviq nga Er Serbia për Tanjug.

Ai shtoi se numri i fluturimeve javore do të varet nga kërkesa e pasagjerëve, por edhe nga kufizimet e trupave rregullator në vendet drejt të cilave fluturon Er Serbia.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, sipas orarit të publikuar të fluturimeve për periudhën nga 21 maji deri më 14 qershor të publikuar në ueb-faqen e “Er Serbia”, mund të shihet se fluturimet drejt vendeve nga rajoni do të fillojnë prej më 1 qershor.

Sipas orarit të publikuar, nga 1 qershori “Er Serbia” do të fluturojë drejt Podgoricës dhe Tivarit, nga 4 qershori për në Sarajevë, nga 5 qershori në Banja Lukë dhe Lubjanë, ndërsa nga 7 qershori në Shkup. ob/sa/

Të fundit