29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Erdogan bën komentet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Turqi

Në komentet e tij të para publike që nga mbyllja e qendrave të votimit, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi vazhdon do të thotë vjedhje e “vullnetit të popullit”.

Duke shkruar në Twitter, ai tha: “Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave ende po vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultate me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”.

Kjo duket se synon opozitën i cili ka thënë se lideri i saj Kemal Kilicdaroglu ishte në krye kur votat ishin numëruar vetëm pjesërisht, përcjell Telegrafi.

Erdogan falënderoi gjithashtu votuesit turq për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe u bëri thirrje zyrtarëve të partisë së tij që të mos largohen nga kutitë e votimit derisa numërimi të jetë përfundimtar.

Ndryshe, më shumë se 64.1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, duke përfshirë mbi 1.76 milion që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Dhe për të votuar këta njerëz, janë ngritur gjithsej 191.885 kuti votimi.

Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për ligjvënësit, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

Votuesit kanë zgjedhur midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Ndryshe, Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.

Të fundit