07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Escobar për Die Presse: Kosova tregoi çfarë Asociacioni nuk do, tani të tregojë çfarë do, po e presim draftin

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që s’e do.

Ai tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën, ligjërisht i detyrueshëm, transmeton Gazeta Express.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”.

Por duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion – ishte pyetje e gazetës austriake.

Të fundit