25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESHS-Maqedoni do të kryejë pilot regjistrim të bujqësisë nga nesër deri më 30 qershor

Nga nesër deri më 30 qershor Enti Shtetëror i Statistikave do të kryejë regjistrimin pilot të bujqësisë, i cili do të përfshijë një sërë fermash familjare dhe subjekte afariste që janë të regjistruara dhe të angazhuara në aktivitete që kanë të bëjnë me bujqësinë.

Qëllimi kryesor i pilot regjistrimit, siç theksohet nga ESHS, është testimi i metodologjisë dhe pyetësorëve për realizimin e Regjistrimit, si dhe aspektet organizative dhe profesionale të këtij aktiviteti.

Për këtë do të vizitohen disa ekonomi bujqësore familjare në komunat e përzgjedhura (Ilinden, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Krivogashtani, Strumicë dhe Çeshinovë-Obleshevë), si dhe subjekte afariste në disa komuna: Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Butel, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Resnjë…/Telegrafi/

Të fundit