16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është caktuar numri i lëndës! Së shpejti pritet të nis gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Pas përfundimit të pushimeve të gjykatave, Gjykata Themelore në Tetovë caktoi numrin e lëndës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Numri i lëndës është K450/22, lëndë për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Ende nuk është përcaktuar se cili gjyqtar do ta udhëheqë rastin.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i spitalit të Tetovës, udhëheqësi i spitalit dhe mjeku kujdestar. Akuzë për tragjedinë e 8 shtatori të vitit të kaluar ka edhe për Spitalin e Përgjithshëm–Tetovë.

Ish-drejtori dhe udhëheqësi akuzohen se kanë kryer vepër kundër sigurisë publike, kurse mjeku për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Për të dyja veprat ndiqet Spitali i Tetovës.

Hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria e Tetovës, ndërsa aktakuza është dorëzuar në gjykatën kompetente. Në hetim kanë marrë pjesë edhe ekspertë dhe hetues të Policisë Kriminale Federale nga Gjermania./tv21.tv

Të fundit