29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është dorëzuar programi dhe përbërja për Qeverinë e re, deputetët do ta zgjedhin të shtunën

Transformimi i ekonomisë për rritje të përshpejtuar dhe standard më të lartë, investim në shëndetësinë publike, uljen e shkallës së varfërisë nën 16 për qind me theks të veçantë të varfërisë tek fëmijët, vendosje të policisë komunale nën ingerencat e pushtetit lokal i cili do të ketë autorizime ligjore për të siguruar rend në komunat dhe qytetin e Shkupit, janë një pjesë e prioriteteve të Qeverisë në programin për vitin 2020/2024 të cilin dje mandatari Zoran Zaev e dorëzoi në Kuvend.

Në propozim-programin e Qeverisë së re, zgjedhjen e të cilit Parlamenti e caktoi për të shtunën më 29 gusht, është paraparë ulje e privilegjeve të funksionarëve publikë me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i funksionit për qëllime personale, ulja e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e efikasitetit në kryerjen e funksionit.

Zaev në Kuvend dorëzoi edhe propozim-përbërje të kabinetit të ri qeveritar i cili do të ketë 19 ministri, në vend të 26 deri më tani, i cili megjithatë vijon pas tërheqjes së deputetëve të cilët do të jenë ministra të ardhshëm dhe verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj të cilët erdhën në vendet e tyre në shtëpinë ligjvënëse.

Sipas Zaevit në zgjedhjet më 15 korrik qytetarët në zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike e konfirmuan drejtimin, e thanë qëndrimin e tyre të cilin sot e shndërrojmë në programin për mandatin katërvheçar.

“Qeveria e re do të jetë stabile, efikase dhe përgjegjëse e cila do t’i garantojë përcaktimet strategjike gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, përballje me koronavirusin, energjinë e re dhe rritje më dinamike ekonomike, si dhe shtet efikas juridik”, theksoi Zaev.

LSDM-ja do të ketë 11 ministri, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të propozohen si ministra pa dikaster me kompetencë të caktuar.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hocha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.

Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, Qeverinë e përzgjedh Kuvendi me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm të votave. Koalicioni qeveritar që e përbëjnë LSDM-ja dhe partitë tjera të koalicionit “Mundemi” BDI dhe PDSH në Kuvend kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve. fb/

Të fundit