28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është gjetur edhe telefoni i dytë i Katica Janevës

Është gjetur edhe është marrë edhe telefoni i dytë celular i prokurores speciale publike Katica Janeva, për të cilin pohohej se është humbur.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kumtoi se telefoni pas të cilit gjurmohej, është gjetur gjatë ditës së djeshme dhe do të jepet për ekspertizë.

“Pas urdhërit të parë për marrje të telefonave celular, ishte gjetur vetëm një telefon celular dhe ishte dhënë informata se celulari i dytë ishte humbur. Prokuroria me kërkesë të dhënë drejt operatorëve mobil për ndjekje të IMEI – identitet ndërkombëtar të pajisjes mobile të telefonit, e gjeti celularin tek një person tjetër. Pas çka, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake telefoni është marrë. Me atë rast, personi deklaroi se telefoni është marrë si dhuratë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Me qëllim të konstatimit të fakteve të mëtutjeshme, telefoni celular, me urdhër të prokurorisë do të jetë lëndë e ekspertizës. Njëkohësisht, po hetohet nëse telefoni i dytë celular ka qenë mjet i Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dje e ka marrë raportin nga ekspertiza e celularit të parë të Janevës që i ishte marrë lidhur me hetimin për rastin “Reket”.

“Ekspertiza e telefonit celular ka përfunduar. Por, me qëllim që të mos pengohet zhvillimi i mëtutjeshëm i procedurës hetuese, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka mundësi të ndajë hollësi rreth përmbajtjes së raportit nga ekspertiza e telefonit celular të prokurores publike. Telefoni i dxtë celular deri në këtë moment nuk është gjetur”, kumtuan nga Prokuroria publike.

Prokuroria nuk ka njohuri se ku për momentin ndodhet prokurorja publike. Deri më tani prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime për thirrje të prokurores publike, e as ndërkaq nuk janë ndërmarrë veprime për ndjekje apo locim.

“Prokuroria për momentin nuk mund të ndajë informatë lidhur me numrin e personave të cilët i drejtohen prokurorisë publike dhe të cilët paraqesin. periudha kohore nga zbardhja e hetimit është e shkurtë, kaluan vetëm shtatë ditë gjatë të cilave vazhdimisht drejtohen njerëz me qëllim që të paraqesin ngjarje penale juridike”, theksojnë nga Prokuroria publike.

Janevës telefoni i është marrë të hënën dhe është dorëzuar për ekspertizë me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në rastin “Reket”.

Shefja e Pprokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska në intervistë televizive tha se kanë xhirime në të cilat shihet dhe dëgjohet se derisa i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me biznesmenin dëshmitar, në spikerfon ka qenë edhe prokurori publik, pa saktësuar për kë bëhet fjalë.

Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni të hënën e kaluar, prej kur nuk është e kapshme për opinionin. Janeva, siç informuan nga PSP, të martën ka hapur pushim mjekësor. ab/

Të fundit