25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është gjetur zgjidhje përfundimtare për dëmshpërblimin nga vërshimet në vitin 2016

MIA) – Është gjetur zgjidhje për t’u dëmshpërblyer banorët nga vërshimet në rajonin e Shkupit në vitin 2016. Është përgatitur zgjidhje ligjore me të cilën është gjetur zgjidhje përfundimtare, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se do të mbajnë takim me përfaqësuesit dhe se do t’u kumtohet zgjidhja.

“Edhe pse ato dëme janë në sektorin e bujqësisë, dëmet nuk mund t’i paguajë Ministria e Bujqësisë. Bëhet fjalë për dëme ndaj bujqve që nuk janë paguar nga viti 2016, sepse pushteti i atëhershëm me një dekret e ka shkurtuar rrugën e dokumenteve. Meqenëse të gjithë janë të njoftuar nga vetëqeverisjet lokale, sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim dhe ai dekret tregon se komisioni qeveritar i cili e bën vlerësimin e dëmeve dhe elaboratet ku arrijnë , i kahëzon drejt MBPEU-së, ku janë në një rrugë qorre ku ne nuk mund të veprojmë. Kjo u është kumtuar edhe atyre”, sqaroi ministri Dimkovski.

Ai shtoi se ka filluar procedura dhe se është gjetur zgjidhje ligjore.

“Para dy javësh janë harmonizuar Ligji për mbrojtje dhe shpëtim, i cili është nën Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa informata e fundit është se grupi i punës e ka harmonizuar, e kjo do të thotë financa, mbrojtje dhe bujqësi. Prej tek ne tashmë është dërguar mendim pozitiv, sapo të kompletohet, pres sot, nesër më së voni, si propozim qeveritar i ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim të dërgohet në Kuvend. Kjo do të na mundësojë që mu dokumentet që i kemi këtu në Ministri, t’i dorëzohen Qeverisë ku do të caktohet përqindja e dëmshpërblimit. Kjo mund të jetë mënyra. Hapëruam në vend për dy vite për ta gjetur rrugën, por përfundimisht është gjetur zgjidhja ligjore, në mënyrë që ta pastrojmë rrugën”, tha Dimkovski. ab/

Të fundit