19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është larguar shkëmbi i cili e pengonte qarkullimin në aksin Dellçevë-Koçan afër Istibanjës

Është larguar shkëmbi me peshë prej katër tonësh i cili e pengonte qarkullimin në aksin rrugor Dellçevë-M.Kamienc-Koçan në fshatin Istibanjë. Taksi transportuesit që qarkullojnë në relacionin Dellçevë – Shkup konfirmuan se rruga është e pastër dhe se sot në mëngjes nuk ka pasur probleme më të mëdha me shembje të reja në rrugë.

“Situata është e mirë, në rrugë nuk hasëm probleme të mëdha me shembje, përveç disa gurëve të imtë që gjenden në disa vende në aksin M. Kamenicë-Koçan dhe nga Dellçeva deri në M. Kamenicë”, informojnë taksi transportuesit.

Nga “Rrugët e Maqedonisë”, megjithatë rekomandojnë edhe mëtutje drejtim të kujdesshëm të automjeteve. MIA.sn/

Të fundit