19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është ulur numri i të infektuarve , aktive 3.428 raste

Në pesë ditët e fundit, numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend nuk ka tejkaluar 10 për qind të testeve të kryera. Në disa ditë të javës, shkalla e të infektuarve të rinj ka rënë deri në pesë për qind të numrit të përgjithshëm të pacientëve të testuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë regjistruar 155 raste të reja nga 1.845 teste, si dhe se dy persona vdiqën dhe 127 u shëruan.

Si dhe në periudhën e kaluar dhe dje numri më i madh i të infektuarve të rinj janë regjistruar në Shkup, gjithsej 51 pacientë, pasuar nga Gostivari me 22, Kavadari me 14, Shtipi me 13 dhe Kumanova me 11 pacientë të rinj. Nga të shëruarit, gjithashtu numri më i madh është nga Shkupi 40, pasuar nga Shtipi 22, Kumanova 17, nga 10 Resja dhe Radovishi, Prilepi gjashtë, Gostivari pesë, nga dy Velesi dhe Manastiri.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arriti në 11.554, numri i të shëruarve është 7.607, i të vdekurve 519, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3428.

Dhjetë pacientë të rinj me Kovid-19 janë diagnostikuar dje në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup.

“Janë raste asimptomatike që janë zbuluar me testime dhe do të vendosen në një pjesë të izoluar dhe për ta do të kujdeset një staf i spitalit”, tha Filipçe.

Sipas drejtoreshës së spitalit, Salia Latif Petrushovska deklaroi për MIA-n se situata është nën kontroll, reparti në katin e tretë është mbyllur hermetikisht, ndërsa është bërë dezinfektim emergjent.

“Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma. Ata u zbuluan përmes ekzaminimit, i cili u bë nga spitali. Me rastet e reja, gjithsej 17 pacientë janë pozitivë me Kovid-19, si dhe tre punonjës të spitalit”, shtoi dr. Salia Latif Petrushovska.

Nga spitali përmes një komunikate informuan se nga gjithsej 17 pacientë pozitivë, dy kishin pasqyrë klinike më të rëndë dhe janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa tre pacientë asimptomatikë u transferuan për mjekim në qendrën Kovid në kuadër të Spitalit Kozle.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pardje në një emision në Kanal 5 tha se sistemi shëndetësor tashmë dy muaj intensivisht po përgatitet për muajt e vjeshtës me përforcim të institucioneve shëndetësore publike ekzistuese për trajtim të pacientëve me koronavirus.

“Ritet numri i kapaciteteve spitalore në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje. Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit, paralajmëroi Filipçe.

Sipas tij, për secilin pacient është bërë gjithçka që duhet edhe lidhur me fazat para vendosjes në aparat respirator dhe lidhur me trajtimin derisa janë pacientët në makinë respiratore.

“Të gjithë ekspertët në shtetin tonë janë përfshirë në trajtimin përmes sistemit për konsultim, dhe madje edhe prezencë fizike. Edhe anesteziologët sipas sistemit të rotacionit janë të pranishëm në repartet ku trajtohen pacientët me Kovid-19, të cilët vendosen në makinë respiratore. Këta janë ekspertë me përvojë të madhe për përdorimin e këtyre makinave, sepse kërkon edhe njohuri të caktuar të makinës, por edhe në llojin të trajtimit. Ky trajtim i pacientit në trajtim intensiv në makinë respiratore pa dallim nga cila arsye është – do të them – mjekësi në pakicë. Këtu janë bashkuar njohuritë dhe përvoja nga shumë specialistë”, shtoi Filipçe. mb/

Të fundit