25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është ulur prodhimtaria industriale

Prodhimtari industriale në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, është ulur për 1,7 për qind. Gjithsej në katër muajt e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e prodhimit industrial arrin në 0,3 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe guroreve në prill 2023, krahasuar me prillin 2022, shënon rënie prej 11.4%, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rënie prej 4.3%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz, avull. dhe ajrit të kondicionuar një rritje prej 47.2%.

Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, mbi të gjitha, i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve dhe Prodhimi i pajisjeve elektrike.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në prill 2023, krahasuar me prillin 2022, ka shënuar rritje te Energjia për 29.6%, Produktet Kapitale për 1.5% dhe Materialet e qëndrueshme konsumatore për 11.3%, ndërsa rënie është shënuar te produktet e ndërmjetme, përveç energjisë nga 14.1% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,2 %.

Të fundit