25/06/2022
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

‘Eskalimi’ i Xhaferit sot do të diskutohet në komisionin parlamentar

Komisioni Parlamentar për Rregulloren dhe Imunitetin Mandatues sot do të mbajë seancë.

Në rend dite të seancës është raporti për shkelje të Kodit të Etikës nga deputeti, njëherazi dhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i dorëzuar nga deputetët e VMRO-së, më 18 maj 2022.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e fundit për media tha se nuk ndjen përgjegjësi që t’u kërkojë falje zyrtarëve parlamentar të cilëve u ka drejtuar fjalë fyese.

Ai nuk konsideron se ka shkelur Kodin e Etikës dhe thotë se për këtë çështje ka një procedurë që po vazhdon në organet e Kuvendit.

Në përfundim të seancës së 71-të, Xhaferi ka përdorur sharje dhe ofendime për punonjësit në shërbimet parlamentare.

Të fundit