25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Esper: Kina dhe Rusia e shfrytëzojnë pandeminë për interesa personale

Kina dhe Rusia e shfrytëzojnë pandeminë e koronavirusit që t’i promovojnë interesat e tyre në Evropë, deklaroi sot ministri amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, duke e vlerësuar promovimin kinez të pajisjes telekomunikuese të “Huaveit” si “keqdashëse”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetëdijshme se disa vende do të bëjnë përpjekje ta shfrytëzojnë pandeminë për të investuar në infrastrukturën dhe industritë e rëndësishme, me implikime afatgjate të sigurisë”, tha Esper për La Stampa, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kina dhe Rusia insistojnë për ndikim në Itali me dërgimin e ndihmës.

Sipas tij “kundërshtarët potencial pothuajse sigurt do të mundohen t’i promovojnë interesat e tyre dhe të shkaktojnë ndarje në NATO dhe Evropë”.

“Huavei” dhe 5G janë shembull i rëndësishëm për këtë aksion keqdashës të Kinës”, tha Esper.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, SHBA-ja tashmë kohë të gjatë rekomandon që vendet tjera ta bojkotojnë “Huavein”, prodhuesin më të madh të pajisjes telekomunikuese në botë, në ndërtimin e rrjeteve të reja 5G dhe se me kujdes e ndjekin pajisjen e kompanisë kineze ZTE. sa/

Të fundit