25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Eudino është platforma për mësim online në Maqedoni

Eduino është platforma e parë kombëtare për mësimin në distancë që prezantohet nga qeveria në mënyrë që të vazhdojë mësimet pa probleme, informoi Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rekomandojmë një platformë të unifikuar, të zhvilluar nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe UNICEF, e cila do mund të zbatohet prej nesër. Ne morëm shembullin nga Kroacia. Platforma do të sigurojë mësime video në të gjitha lëndët e detyrueshme, të cilat do të zgjasin 15 minuta dhe do të shoqërohen me prezantim dhe shpjegim nga një mësues ose mësuese që do të paraqiten për këtë qëllim. Tashmë janë paraqitur rreth 600 mësues”, tha Ministri Arbër Ademi.

Ai theksoi se fatkeqësisht mësimi në bankat e shkollave nuk do të rifillojë për një kohë të të shkurtër, por ne nuk do të lejojmë që viti të dështojë.

Lidhja me platformën e parë të unifikuar kombëtare është www.eduino.gov.mk./Telegrafi/

Të fundit