20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

EUObserver: Sërish është vënë në pikëpyetje regjimi i lirë i vizave me BE-në!

EUObserver sot në mëngjes publikon një dokument ekskluziv interno të vendeve anëtare në BE në të cilin ceket se regjimi i lirë i vizave me vendet nga Ballkani Perëndimor, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina sërish sillet në pikëpyetje, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Kjo vjen sërish derisa kryetarja e Komisionit Evropian e viziton rajonin, si dhe brifingu i burimeve të larta diplomatike për Rojtersin se disa vende anëtare kërkojnë t’i vihet fundi zgjerimit të BE-së.

Sipas dokumentit në të cilin EUObserver pati qasje, Gjermania, Franca dhe Italia janë të mllefosur për “keqpërdorimin” e regjimit të vizave nga ana e qytetarëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të tre vendeve nga Partneriteti lindor, të cilat kërkojnë gjithashtu anëtarësim formal në BE.

Para disa ditësh Franca paralajmëroi ashpërsim të regjimit të vizave për vendet nga Magrebi.

Franca thotë se ka problem të veçantë me kërkesa për azil nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, përderisa Gjermania ankohet për kërkesat nga Shqipëria dhe tre vendet e tjera nga partneriteti lindor.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i paraqesin problem Belgjikës, ku këtë verë u rritën kërkesat nga Maqedonia e Veriut. Belgjika megjithatë pret të shohë nëse bëhet fjalë për fenomen të izoluar.

Kërkesat “jo të rregullta” për azil nga Gjeorgjia janë rritur për mbi 50 për qind.

Që të aktivizohet mekanizmi për suspendim të regjimit të lirë të vizave nevojitet rritje prej 50 për qind./MIA

Të fundit