14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Eurodeputetët: Zaev e bëri vendin tuaj partner të dëshiruar të BE-së

Në Kongresin e 24-të të LSDM-së me video mesazhe për mbështetje të politikave të LSDM-së dhe kryetarit Zoran Zaev dolën një numër i madh i deputetëve evropianë, si dhe politikanë të njohur ndërkombëtarisht.

“Zoran Zaev dhe Qeveria e tij janë shembulli më i mirë në Evropën Juglindore që një shtet dhe një qeveri mund të bëjnë për të mirën e qytetarëve të tyre. Rritja e rrogave dhe pensioneve, orvatje të mëdha për sigurim të lirisë së mediave, për të drejtat themelore të njeriut – ky është vendi që duam ta shohim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Tanja Fajon, deputete në Parlamentit Evropian.

Kësaj, siç qëndron në komunikatën e LSDM-lë i bashkëngjiten edhe deklaratat e eurodeputetëve tjerë, të cilët e njohin situatën politiken dhe ekonomike në vend dhe sipas të cilave progresi i Maqedonisë së Veriut është evident.

“Arritët ta futni shtetin në NATO – kjo është ngjarje historike. Jeni shumë afër dhe mendoj se së shpejti do t’i filloni bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ju e keni merituar këtë. LSDM mban kongres, në të cilin do të vendoset për të ardhmen e partisë dhe të shtetit”, porositi Sergej Stanishev, kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë.

Eurodeputeti, Tonino Picula shprehi optimizëm se LSDM-ja do të vazhdojë me politika të suksesshme evropiane.

“Pres në periudhën e ardhshme se Qeveria e Zaevit do të vazhdojë në rrugën reformuese edhe në vitet në vijim”, porositi Picula, deputet në Parlamentin Evropian.

Maqedonia e Veriut nuk është vetëm shembull pozitiv evropian. Shtetin tonë tani e shikojnë ndryshe edhe politikanët e rajonit, të cilët i festojnë sukseset dhe për të cilët konsiderojnë se janë të dukshme dhe se e ndërtojnë rrugën e vërtetë drejt Evropës.

“Sytë e gjithë rajonit janë të drejtuara drejt Maqedonisë. Të gjithë neve na jepni shumë shpresë se mundet më mirë, se mund të bëhet përpjekje të mëdha. Njerëzit shikojnë se mund të ekzistojë pushtet përgjegjës, e cila qytetarët e saj i trajton si partnerë” – është kategorik Sasha Magazinoviq, deputet në Asamblenë parlamentare e BeH-së.

Sipas LSDM-së të gjitha këto rekomandime dhe pritje të politikanëve evropianë janë rezultat i sukseseve të LSDM-së, qytetarët dhe Qeveria i arrijnë me një qëllim – shtetin ynë të jetë pjesë e familjes evropiane.

blob:https://www.youtube.com/4e8f6a96-ee81-4253-93e5-03bbaf5bc495

Të fundit