25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Eurointegrimet dhe kontesti me Bullgarinë në fokusin e takimit të delegacionit parlamentar dhe Saracin

Në seancën e pasdites, biseda politike në korniza të vizitës studimore në Bundestagun gjerman, delegacioni i Kuvendin të RMV-së realizoi takim me të dërguarin e Posaçëm të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë Manuel Saracin.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, Saracin theksoi se si ish-deputeti dhe anëtari i Grupit për bashkëpunimin në Kuvendet e Evropës Juglindore dhe tani si i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor disa here ka vizituar rajonet dhe shumë mire është njohur me politikat publike dhe ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania, që, siç thekson, është dëshmuar edhe përmes faktit që sipas indikatorëve të shkëmbimit tregtar Gjermania është në vend të parë.

“Në lidhje me reformat që janë implementuar në shtet dhe suksesi i tyre – Raportet pozitive në vitin 2019 janë pozitive dhe shenjë se jemi në rrugë të mbarë”, qëndron në kumtesë.

Të fundit