Eurokomisari: Ekonomia e BE-së mund të ulet nga pesë deri dhjetë për qind – Tv Koha
Botë Lajmi i Ditës

Eurokomisari: Ekonomia e BE-së mund të ulet nga pesë deri dhjetë për qind

Ekonomia e Bashkimit Evropian këtë vit mund të ulet nga 5 deri 10 për qind, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, deklaroi sot eurokomisari për industri, Tieri Breton.

“Sot, tregohet se në Bashkimin Evropian mund të vërejmë rënie të ekonomisë prej 5 deri 10 për qind, që do të thotë rreth 7,5 për qind”, tha Breton në intervistë për televizionin “Frans 2”.

“Por, kjo vlen sot”, theksoi eurokomisari, duke shtuar se në rast të valës së dytë të epidemisë, situata mund të përkeqësohet.

“Gjithçka varet nga shpejtësia e rikuperimit të ekonomisë. Ende jemi në jehonën e pandemisë dhe do të mësojmë të jetojmë me të disa muaj”, shtoi Breton. ab/

Related posts

Karaxhovski: Jemi në fazën kritike, nga e cila nuk mund të kthehemi mbrapsht

Televizioni Koha

Rasti i parë me koronavirus në Tetovë

Televizioni Koha

Seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Kumanovës për shkak të tragjedisë në Rramanli

Televizioni Koha

Leave a Comment