19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Falja e namazait të sabahut ditën e Kurban Bajramit rekomandohet të falet në shtëpi, por pa e ndaluar askënd që të shkojë në xhami

Besimtarët myslimanë të premten festojnë Kurban Bajramin. Falja e namazait të sabahut ditën e Kurban Bajramit rekomandohet të falet në shtëpi, por pa e ndaluar askënd që të shkojë në xhami, kështu tha myftiu i Shkupit Qenan Ismaili.

Ndërsa për faljen e namazit të Bajramit besimtarët ftohen që të falen nëpër xhami, por pa qëndruar gjatë, dhe të shkojnë në xhami 10 minuta para fillimit të faljes së namazit të Bajramit.

“Duke mos ia marrë të drejtën asnjërit që ka dëshirë të shkojë në xhami dhe të falet. Mirëpo xhemati është i ftuar që të vijë në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit në bazë të rekomandimeve.

Në ora 06:06 minuta fillon falja mbahet hutbeja pak më e shkurt dhe me këtë e përfundojmë faljen e namazit të Bajramit”, tha Qenan ef.Ismaili, Myfti i Shkupit.

Sipas Myftinisë së Shkupit, të përdoren në maksimum oborret e xhamive. “Mundësisht në maksimum të përdoren pjesët e jashtme të xhamive.

Natyrisht nëse do të jenë të detyruar të falen brenda në xhami të pozicionohen në pikat që janë të vendosura me të cilën e kemi siguruar distancën sociale”, theksoiQenan ef.Ismaili, Myfti i Shkupit. Sipas Bashkësisë Fetare Islame është bërë dezinfektimi i xhamive nëpër të gjithë vendin dhe janë nënvizuar vendet ku do të duhet të falen qytetarët.

 

Nëse do ta falni Kurban Bajramin në xhami, me vete duhet të keni sexhaden dhe maskën. Duhet të respektoni edhe distancën fizike si dhe dezinfektimin e duarve.

Nga Bashkësia Fetare Islame rekomandojnë që besimtarët të mos përshëndeten me shtrëngim duarsh por përshëndetja të jetë nga larg.

Të fundit