29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Falja e namazit të Teravisë përmes ndjekjes së imamit live në mediume

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime

Namazi i teravisë duke e ndjekur imamin përmes emitimit të drejtpërdrejtë në mediume

PYETJA: A mund të falet namazi i teravisë, në shtëpi, duke iu lidhur imamit të xhamisë, namazin e të cilit e emitojnë mediumet?

PËRGJIGJJA: Namazi i teravisë ka statusin e sunetit të fortë (Sunnetun muekkedetun) si për burrat, ashtu edhe për gratë. Ky konstatim bazohet në fjalët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të:”Kush fal namaz në Ramazan me besim dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”. Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. Juristët islamë janë të pëlqimit në mendimin se, në këtë hadith, aludohet në namazin e Teravisë. Po ashtu, konstatimi i mëparshëm, bazohet edhe në vetë praktikën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Ai e ka falur teravinë, ndërkaq kur e ka lënë teravinë, e nuk e ka falur në xhami, por e ka falur vetë në shtëpi, këtë e ka bërë me qëllim që muslimanët mos mendojnë se namazi i teravisë është farz-i obligueshëm. Është sunet-në përputhje me praktikën pejgamberike, që namazi i teravisë të falet me xhemat në xhami. Sipas shkollës juridike Malikite, preferohet që namazi i Teravisë të falet në shtëpi, me kusht që mos neglizhohet namazi i Teravisë, si dhe mos boshatisen xhamitë. Kjo dhe në rrethana të pandemisë Covid 19, kur nuk lejohet tubimi nëpër xhami, namazi i Teravisë do të falet në shtëpi, ku imam do të del ai që e din më mirë Kur’anin. Kjo masë merret me qëllim që të mbrohen njerëzit nga infektimi si dhe të zbatohen vendimet e autoriteteve kompetente shëndetësore. Me këtë rast, do të arrihet shpërblimi i faljes së namazit jo të obligueshëm-nafile në shtëpi. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Faluni në shtëpitë tuaja, ngase namaz më i mirë që e fal njeriu, është namazi që e fal në shtëpi , me përjashtim të namazeve farze-të obligueshme”. Hadithin e transmeton Muslimi Në këtë namaz, lejohet të lexohet nga Mus’hafi[1], nëse ai që fal nuk është hafiz-që e di Kur’anin përmendsh. Ai që nuk e njeh gjuhën arabe, do të lexojë kaptinat që i din nga Kur’ani, pas kaptinës el-Fatiha.

Nuk është i vlefshëm namazi i Teravisë duke e ndjekur (duke iu lidhur) imamin përmes emitimit të drejtpërdrejtë në televizor, apo në mjetet tjera të komunikimit në internet. Kjo, ngase prej kushteve të vlefshmërisë së lidhjes pas imamit, është prezenca e tyre në të njejtin vend, të duket qartë se personi që falet është i lidhur pas imamit, si dhe mos ketë ndonjë pengesë që e pamundëson arritjen te imami, nëse e ka synim ta arrijë. Ndërkaq, falja duke e ndjekur emitimin e drejpërdrejtë në mediume, pra kur imami gjendet krejt në vend tjetër, mund të jetë një shkak që çon shfuqizimin e namazit me xhemat dhe në shfuqizimin e objektivit fetar të bashkimit dhe takimit, që e synon namazi me xhemat. Po ashtu, ky veprim mund të jetë shkak për uljen e vlerës së xhamive dhe boshatisjen e tyre në tërësi. Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime, në fetvanë nr.4/30, është përgjigjur se namazi falja e namazit të Xhumasë në shtëpi, duke ndjekur imamin përmes emitimit të drejtpërdrejtë në mediume apo rrjete tjera, nuk është e vlefshme. Pasi kjo mënyrë e faljes nuk është e vlefshme për namazet farze-të obligueshme, atëherë është e qartë se ndalohet edhe për namazet jo të obligueshme-nafile, ngase bashkohen në të njejtin shkak, gjegjësisht mospërmbushjes së kushtit të lidhjes pas imamit-el-iktidau. Jo vlefshmëria e namazit të falur në këtë mënyrë bazohet në disa argumente të cilat i kemi përmendur në fetvanë 4/30 për jovlefshmërinë e faljes së namazit të Xhumasë prej shtëpie, duke ndjekur imam përmes emitimit të drejtpërdrejtë.

Të fundit