Prokuroria Speciale Publike sot edhe zyrtarisht u shua, përkatësisht hyri në fuqi Ligji i ri për Prokurorinë Publike.
Prokurorja Fatime Fetari e cila ishte pjesë e PSP-së thotë se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri nuk përfundon lufta për drejtësi.
“Kjo paraqet një kornizë të re gjyqësore që na jep mundësi të gjithë prokurorëve që bashkërisht në mënyrë të re të luftojmë kundër krimit”, tha Fetai.
Ajo tha se do të varet nga prokurorët se si do të përdoret ligji i ri.