28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fatmir Sabriu i Besës pyet Bekteshin ka gjendesh, a blen sot buk e vaj e naftë

Bekteshi, humb nga skena: çmimet e produkteve ushqimore arrijnë rekord:

Situata ekonomike në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të thellohet akoma më tepër sidomos tani me rritjen e çmimeve në mënyrë stratosferike dhe pa asnjë kontroll. Kjo rritje, kjo krizë dhe kjo varfëri ka demantuar politikat ekonomike apo më mirë të themi deklaratat e ministrit Bekteshi i cili sa herë që fliste për pako të masave ekonomike në treg kishim ritje të çmimeve. Ulja e normës së autorizuar të TVSH që hyri në fuqi në prill për produktet bazë të ushqimit prej 5 % në 0%, në fakt prodhoi efektin e kundërt, sepse kjo masë vlente vetëm në letrën e ministrit pasi çmimet e tregut u rritën në më shumë se 37 për qind. Dua të ceki këtu vetëm disa nga produktet bazë. Buka në muajin prill kushtonte 25 denar, dhe vetëm pak ditë në vonë çmimi shkoi në 30 denar, ndërsa Bekteshi si një ministër i dështuar tentoi ta mashtrojë masën, por pa sukses. Nuk vonoi shumë kishim rritje sërish të bukës edhe pse në fuqi ishte masa e uljes së TVSH-së për produktet bazë. Gjatë kësaj periudhe qeveria LSD-BDI, plotësisht dështoi dhe u tregua shumë e paaftë për të menaxhuar me ekonominë e vendit në kohë krize. Politikat fiskale në kohë krize kërkojnë një mençuri dhe një plan më afat gjatë që do të ndihmojë popullatën e atij vendit, e jo kompani të caktuara ekonomike që drejtohen nga oligarkët e shtetit. Mirëpo goditja më e madhe për qytetarët erdhi nga akciza e derivateve të naftës që mundësoi ndryshimin e çmimit në bazë ditore madje duke mos përfillur aspak masën e qeverisë për ulje të akcizës. Në tregun botëror nëse qeveria ka masë për ulje të akcizës për një periudhë të caktuar atëherë nuk mund të ketë rritje të çmimit, kurse në Maqedoninë e Veriut ritje të çmimit kishim sa herë që Bekteshi dilte në TV. Nuk është e rastit që sot pas përfundimit të vendimit për ngrirjen e çmimeve dhe rritjes enorme mungon një strategji qeveritare për dalje nga kriza. Sipas statistikave të tregut të gjitha shifrat e publikuara nga Bekteshi dhe qeveria nuk janë të sakta sidomos në përqindjen e rritjes së çmimeve. Për çdo produkte kemi rritje të çmimit prej 37 deri më 46 % edhe atë në muajt kur kishim ngrirje të çmimit. Shtrohet pyetja kë e favorizoi shteti në këtë periudhë, cilat ishin ato kompani që arkëtuan miliona në kurriz të qytetarëve të varfër, pse ndërhyrja nuk është bërë shumë më herët kur dihet se kemi qenë para një krize botërore? Janë këto disa nga pyetjet të cilat akoma nuk kanë përgjigje. Nëse kjo qeveri vazhdon me këtë trend ekonomik qytetarët e vendit akoma më tepër do të zhyten në varfëri, dhe në ikje.

Pse Kreshnik Bekteshi sot nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe asnjë program ekonomik të paktën për të zbutur situatën, për të lehtësuar shtresën e varfër, për të ndihmuar bizneset e vogla që janë para falimentimit, për të inkurajuar bujqit që këtë vit të zhvillojnë më tepër bujqësinë dhe shumë sektor tjerë. Ndoshta Bekteshi bën llogari se si do ti paguaj këngëtarët që do marrin jetë në koncertin e 4 qershorit sepse ato vinë pa TVSH dhe pa akcizë, por marrin me vete mijëra euro.

Motoja e famshme se qeveria mbron konsumatorin u shndërrua në moto BDI mbron VIP-at.

Të fundit