20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi sot në vazhdim të seancës së 88-të votoi Fatmir Skenderin dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva për anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si kandidatë të propozuar nga LSDM-ja, ndërsa në votim nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në një fjalim procedural në fillim të debatit për gjyqtarët kushtetues, tha se deputetët e partisë së tyre do të largohen nga salla e Kuvendit dhe, siç tha ai, “nuk do të marin pjesë në dhënien e paligjshmërisë së diçkaje që keni arritur ta bëni në mënyrë jokonsistente dhe të padenjë për Kuvendin, në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe Kushtetutën”.

“Më vjen keq që arritët ta ktheni Gjykatën Kushtetuese në një institucion partiak dhe të reduktoni zgjidhjet ashtu siç do të bëni tani. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni do të largohen nga seanca dhe nuk do të marrin pjesë në këtë akt të turpshëm për shtetin”, tha Micevski.

Në Komisionin Kuvendor për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të kalojë edhe kandidati i fundit i propozuar për gjyqtar kushtetues të prokurorit publik republikan Lubomir Joveski, i propozuar nga ana e partive qeveritare.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues të VMRO-DPMNE-së opozitare, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia propozoi Savo Klimovskin, profesor universitar, Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtarin në pension Branko Sekulovski, Voislav Dimovskin, prokuror publik i fundit nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska .

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katër prej tyre u ka skaduar mandati.

Në kuadër të seancës së 88-të në rend dite ishin ligjet për masat për përballimin e krizës energjetike dhe ligjet për shoqatat dhe fondacionet dhe për partitë politike, sipas Xhaferit, duhet të vazhdojnë nga e hëna.

Kuvendi duhet të rifillojë punën pas pauzës së paralajmëruar prej 20 minutash, sipas pikave të seancës së 71-të

Të fundit