20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fatmire Isaku: Ja çka bëri PDSH ja për antarësimin e Maqedonisë në NATO

Sot, Departamenti për Politikë të Jashtme që udhëhiqet nga nënkryetarja Fatmire Isaku, dhe Komisioni i NATO-s brenda PDSH-së mbajti konferencë për shtyp si pasojë e Ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim në NATO.

Më poshtë gjeni fjalën e nënkryetares:

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në organizatën më të fuqishme, NATO, zgjidhet një çështje shumë e rëndësishme për nga aspekti strategjik dhe gjeo-politik.

Mbrëmë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Propozim-ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike. Kjo, na çon drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe na rreshton krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe shumë shteteve tjera që synojnë vlerat demokratike. Me këtë rast, uroj të gjithë qytetarët për këtë hap të madh historik.

– Aktiviteti 27 vjeçar i PDSH-së për ta dërguar Maqedoninë e Veriut drejt civilizimit perëndimor mori dritë mbrëmë, duke u realizuar ky objektiv i kamotshëm i platformës tonë.

– Kujtojmë që, në vitin 2008, Partia Demokratike Shqiptare për shkak të këtij përcaktimi të fortë pro NATO-s pati pasoja dhe goditje të rënda politike që vazhduan për 11 vjet me radhë nga koalicioni VMRO-BDI.

– Tani, vendi ynë ndodhet edhe pranë një procesi tjetër shumë të rëndësishëm. Shpresojmë që shumë shpejt do të hapen negociatat me Bashkimin Evropian ku definitivisht emërimi poshtërues për popullin shqiptar që figuron në kushtetutë dhe në aktet normative si “qytetarë që përbëjnë 20% të popullatës në Maqedoni” do të zëvendësohet me populli shqiptar dhe gjuha shqipe!

Të fundit