29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fauçi: Të vogla gjasat se ndonjëherë do të çrrënjoset tërësisht pandemia

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për luftë me koronavirusin e ri, Entoni Fauçi, vlerëson se është pak e sigurt se ndonjëherë do të çrrënjoset ky virus.

Në intervistë për TV Alajans Fauçi tha se duke e pasur parasysh se virusi nuk do të zhduket, liderët botërorë dhe autoritetet shëndetësore duhet të punojnë për ta çuar në “nivelin më të ulët”.

“Mendoj se me kombinimin e masave të mira në sferën e shëndetësisë publike, niveli i imunitetit global dhe me vaksinë të mirë do të mund ta vendosim nën kontroll virusin këtë apo vitin tjetër. Por, dyshoj se do ta çrrënjosim”, tha Fauçi, transmetoi Si-En-Bi-Si.

Komenti i tij është krejtësisht i kundërt me qëndrimin e presidentit amerikan Donald Tramp i cili para dy ditësh e përsëriti pohimin se virusi do të zhduket edhe krahas paralajmërimeve të ekspertëve se numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes do të rritet gjatë vjeshtës. shk/

Të fundit