29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fazliu: Dega e Alternativës në Çair s’ka ankesa për punën e Salit, reagimet janë pakënaqësi personale

Faton Fazliu nga Alternativa thotë se Dega e Çairit nuk ka ankesa ndaj punës së ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. Fazliu thotë se reagimet e sotme në opinion paraqesin pakënaqësi personale.

“Pas kërkesës së sotme të disa aktivistëve të Degës së Alternativës në Çair, që kishin vërejtje për punën e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, dëshiroj të shpjegoj për opinionin se në organet e degës së Çairit nuk ka pasur asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj asnjë funksionari të partisë. As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale”, Faton Fazliu, kryetar i Degës Çair.

Fazliu thotë se se për emërimit dhe shkarkimit është punë e Kryesisë Qendrore të partisë.

“Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore
të Alternativës. Si kryetar i Degës së Çairit, e përgëzoj ministrin e Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, për punën e deritanishme dhe i dëshiroj suksese”, shkruhe në njoftimin e Fazliut.

Të fundit