29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fëmijët me temperaturë prej nesër të dërgohen në spitalin në “Kozle”

Klinika për sëmundje të fëmijëve i njofton të gjithë prindërit dhe mjekët amë të cilët prej nesër do të kenë nevojë urgjente që fëmijët me temperaturë t’i sjellin në spital, atë ta bëjnë në Institutin për sëmundje të mushkërive “Kozle”.

Poashtu, nëse ka fëmijë që jetojnë në rajon që tani është vënë nën regjimin e lëvizjes (Dibër) për kontroll të drejtohen te Instituti me paralajmërim paraprak.

Ky është vendimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ministrit për Shëndetësi, Venko Filipçe me qëllim të mbrohen fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Instituti “Kozle” ka kapacitet të kujdeset për fëmijët me temperaturë, të dyshuar për koronavirus dhe fëmijët që vijnë nga rajoni i Dibrës.

Pacientët e hospitalizuar që tani janë në Kozle gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të transferohen për mjekim në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. f

Të fundit