Ferizaj shndërrohet në epiqendër të Coronavirusit, 35 raste për 24 ore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ferizaj shndërrohet në epiqendër të Coronavirusit, 35 raste për 24 ore

35 persona janë konfirmuar si të infektuar me Covid 19 vetëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt duke çuar kështu në total në 53 persona numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur për Express, burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga aty sqarojnë për Express se të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

“Janë 35 persona. Të gjithë familjar të këtij personit të parë që është prekur’, i thanë Expressit burime brend IKSHP;së

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 3o ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Aktualisht, Kosova po përballet me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar afro 300 të tjerë si dhe janë shëruar 58 të tjerë.

Related posts

Një banor i Reçicës së Vogël me automjet ka goditur dhe ka lënduar 10 këmbësorë

Televizioni Koha

Mbyllje e përkohshme e rrugës Kaçanik – kufiri me Maqedoninë prej sot deri më 2 prill

Televizioni Koha

Koronavirusi konfirmohet edhe në tre shtete

Televizioni Koha

Leave a Comment