19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Festa e pavarësisë së Kosovës ushtoi në Boras me 12 shkurt 2022

Në mbrëmjen e orës 19:00 në ‘’Parkhallen’’ për botën shqiptare u organizua një event jo i zakonshëm për nga përmasat dhe rëndësia. Për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës u mbajt një festë e madhe ku morën pjesë 500 të ftuar, shqiptarë dhe të huaj. Si për çdo vit edhe sivjet festa ndoqi ritmin e saj të traditës shqiptare kushtuar këtij përvjetori. Në sfondin e këngëve patriotike sa dhe moderne, falë një programi të ngrohtë shqiptarët gëzuan e festuan, sollën një frymë patriotike në një program që filloi me himnin e flamurit shqiptar dhe himnin e shtetit Suedez.

Kuq e zi ndihesh në çdo cep të sallës. Shqiponjat në flamurin e kuq e zi ndiheshin krenarë, plot hare dhe të gëzuara. Ky event i rëndësishëm u ideua dhe u mbështet dhe u realizua nga shoqata ‘’Dardania IF’’ në Borås të Suedisë. Moderimin e festës e bëri Anxhela Ziso, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, ‘’Ambasadore e Paqes’’ nga organizata ‘’Global Socio-Ekonomic and Financial Network’’ dhe një mësuese e përkushtuar, poete e shkrimtare si dhe e aktivizuar në media, radio Dardania e revista Dituria. Festa filloi me argëtim, me kënge dhe valle të fëmijëve të shoqatës shqiptare në Borås ‘’Dardania IF’’. Ata të veshur me kostume popullore shqiptare ishin ajka e kësaj feste. Vallet ishin hapja e këtij programi që lezetohej nga fryma e gëzimit të fëmijëve. Muzika ndihej në çdo qelizë të gëzimit të njerëzve që u ndezën në këtë ritëm të ngrohtë. Folkloristi Dervish Kuqi nxehu edhe më sallën me këngën e tij patriotike dhe çiftelinë e tij. Më pas mbrëmja vazhdoi me artistët e mirënjohur shqiptare të Ymer Bajrami dhe Vjosa Emini me muzikantin Armend N. Hajra dhe Dj. Sylejman Dushica . Kënga me sens patriotik ndezi një valle që ngriti peshë të pranishmit të cilët pushtuan gjithë sallën me ritmikën e tyre. Kryetari i shoqatës shqiptare ‘’Dardania IF’’ Lirim Kadriu, aktivist ne aktivivitet te ndryshme kultore gjithashtu pilot dhe shkencar i te dhenave komjuterike, përshëndeti të ftuarit për pjesëmarrjen. Me pas ftoi perfaqesuesit e komunës te ngjitej ne skenë Ulf Olsson dhe Muharrem Binaku që të përshëndesnin të gjithë të ftuarit me fjalën e tyre. Organizatorë të tjerë nga shoqata ‘’Dardania IF’’ ishin Marsela Basha-Nën kryetare-punonjse sociale, Shaban Lirije Kadriu-sekretare,Vjollca Gjikola-Nord-seksioni i kulturës, Albertina -Seksioni i kulturës, Blendi Bajrami-ekonomist-seksioni sport, Ekrem Binaku-seksioni sport. Nga komuna e Borås Stad ishte i ftuar kryetari Ulf Olsson. Nga qendra kulturore Okarina nga Landskrona ishte i ftuar Bashkim Jashari. Nga shoqata Kosovarja ishte e ftuar Violeta Hoxhaj.

Nga qendra kulturore ‘’Skene’’ ishte i ftuar Avni H. Pasoma. Nga qendra kulturore Migjeni në pamundësi për të ardhur kanë falënderuar shoqatën ‘’Dardani IF’’ dhe gjithë te pranishmit për këtë event të rëndësishëm. Per rend dhe rregull ku qdo gjë shkoi si më se miri u kujdesen: Abdulla Grxhaliu-Culi, Fatmir Bajramaj, Qerim Tafilaj, Shpici Pestova Rakovica dhe në mungesë të Tines ishte Vjollca. Festa vazhdoi në frymën e gëzimit dhe të kënaqësisë për kulturën e doket shqiptare që ndiheshin tek kushdo nga artistët e ftuar për këtë ngjarje dhe nga të pranishmit. Si një suprizë e bukur në festë ishte një këngë moderne me dy vajza të vogla 8 dhe 12 vjeç Liora dhe Eneda Koci që entuziazmoi shumë të ftuarit. Qershia mbi tortë ishte recitimi i një fëmijë të ëmbël sa gjithë salla, e cila shprehu aq bukur e këndshëm rreshtat e poezisë për të pranishmit. Ishte një festë e shënuar që mblodhi shqiptarët duke gëzuar me njëri-tjetrin. Një shtysë kjo edhe për të ardhmen që edukata dhe kultura shqiptare të qëndrojë e fortë në familje dhe sidomos në brezin e ri, në diasporën e Suedisë tek çdo emigrant.

Kjo mund të shënojë dhe një marrëdhënie më të afërt me gjithë shqiptarët në Suedi midis njeri-tjetrin, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kalimit të saj në brezin e ri si edhe marrëdhënien me shkollën dhe librat shqip. Kultura shqiptare duhet të qëndrojë si bashkim i unitetit të identitetit kombëtar. Është një ogur i mirë për bashkëveprimin e botës shqiptare kudo ndodhet për sa më shumë evente që i japin rëndësi çështjes shqiptare kudo në botë. Një frymëzim sidomos për kohët e vështira që po kalon Kosova dhe Shqipëria. Një Falënderim i veçantë të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e kësaj dite të shënuar! Kosova është është fryma jonë dhe ne jemi gjithmonë bijtë e saj! Ajo është pjesë e pandarë e identitetit tonë kombëtar! Urime Kosovë Gëzuar festën tënde të pavarësisë! U kry! E lirë dhe e pavarur!

Të fundit