20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Festohet 5-vjetori i Këshillit të ambasadorëve shqiptar

 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë organizoi të hënën në mbrëmje një tubim me rastin e 5-vjetorit të themelimit.

Në këtë Këshill japin ndihmesë me studime dhe veprimtari të ndryshme ish-diplomatë, ish-ambasadorë dhe ish-ministra të jashtëm nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ceremoni morën pjesë edhe një grup ish-ambasadorësh amerikanë, përfaqësues të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, që po vizitojnë rajonin.

Festimi i 5-vjetori i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë do të vazhdojë deri më 12 maj me disa aktivitete dhe vizita në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit