Arben Fetai thotë se, Aleanca për Shqiptarët nuk ka hyrë në qeveri për tu akomoduar me BDI-në, por për t’i dhënë mundësi vendit dhe shqiptarëve
“Arben Taravari si mjek dhe kryetar i ASh-së tha se BDI-ja është kancer i shoqërisë.
Azir Aliu si profesor i IT-së dhe ministër i shoqërise informative tha se BDI-së i ka hyrë virusi.
Më qartë nuk mundet. Secili në gjuhën e vet po thotë se BDI nuk guxon të amnistohet por se duhet të shkojë në opozitë.
ASh ka hyrë në qeveri jo për t’u akomodu me BDI-në por për t’i dhënë mundësi vendit dhe shqiptarëve. ASh ngelet forca kryesore kundër korrupsionit dhe për ndryshim”, ka shkruar ai. (INA)