29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Fiç” dhe “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Agjencitë kreditore “Fiç” dhe “Standard dhe Purs” në parashikimet e veta më të reja e parashikuan rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Fiç” e vlerësoi vendin me BB+ me pikëpamje negativ për shkak të pandemisë globale të Kovid-19, përderisa “Standard dhe Purs” me BB- me pikëpamje stabile.

Si pasojë e krizës nga Kovid-19 dhe projeksionet për ngadalësim të ekonomisë globale, të dy agjencitë kreditore, parashohin rënie të BPV-së gjatë kësaj dhe rritje të re në vitin 2021. “FIç” parasheh rënie prej 4,2 për qind për vitin 2020 dhe rritje prej 5,1 për qind në vitin 2021, ndërsa “Standard dhe Purs” rënie prej 5 për qind këtë dhe rritje prej 3,8 për qind në vitin e ardhshëm.

Nga fundi i muajit të kaluar Banka botërore parashikoi rënie të ekonomisë në vend deri maksimum 3,2 për qind këtë vit, përderisa Banka evropiane projektoi rënie të BPV-së prej 3,5 për qind, pas çka vitin e ardhshëm pret vendi të shënojë rritje ekonomike prej 5,5 për qind.

Në reagim të parashikimeve të “Fiç” dhe “Standard dhe Purs”, Ministria e Financave vlerësoi se ata i notuan masat që i ndërmori Qeveria për ruajtjen e vendeve të punës dhe mbështetje për industritë më të goditura, por edhe masa të buta rregullatore.

“Fiç” dhe “Standard dhe Purs” sektorin bankar në vend e vlerësuan si stabil, njejtë si edhe valutën vendore për të cilën potencojnë se ka kurs fiks me euron.

“Fiç” përmend se sistemi bankar ka baza të shëndosha dhe likuiditet të lartë dhe është në kondicion të mirë, që mundëson ai të kontribuojë për zbutje nga goditja nga koronavirusi, duke siguruar mbështetje kreditore për ekonominë e vendit. Agjencia konsideron se sistemi bankar është i gatshëm t’i absorbojë humbjet kreditore të cilat janë të pritshme gjatë krizës nga korona, por njëkohësisht pret ky vit të ketë rritje të bitë të kredive të përgjithshme.

Banka popullore në reagim ndaj parashikimeve të dy agjencive theksoi se ato konfirmuan se politika monetare e vendit është adekuate, ndërsa sistemi bankar është i shëndoshë dhe mbetet stabil.

“Në kumtesat e ‘Standard dhe Purs’ djhe ‘Fiç’ theks i posaçëm është vënë edhe në masat e bankës qendrore, ndërmarrë për mbështetje të ekonomisë në kushte të pandemisë globale të Kovid-19, siç janë relaksimi i politikës monetare dhe fleksibiliteti rregullator, si masa të cilat duhet ta mbështesin ciklin kreditor dhe të kontribuojnë që ekonomia të përballet me efektin nga kriza. Lidhur me periudhën në vijim, nga të dy agjencitë tregojnë për rreziqe të pavolitshme nga kriza e koronës ndaj ekonomisë nga njëra anë, por edhe në rreziqet pozitive nga reforma të përforcuara strukturore dhe institucionale, në korniza të procesit eurointegrues”, vlerësoi Banka popullore.

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi theksoi se masat më të reja që i miratoi nga Qeveria kanë për qëllim t’i ndihmojnë sektorët, të cilët janë më të goditur nga pandemia e Kovid-19, por edhe të gjithë qytetarët më të goditur nga kriza shëndetësore.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk kumtoi se në tërësi është realizuar linja e parë kreditore pa normë interesi KOVID 1, në kuadër të së cilës janë miratuar 738 kërkesa kreditore për kompani me gjithsej 6.524 të punësuar.

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) dje kumtoi se mbështetja financiare për pagesë të rrogave për muajin prill 2020 u është miratuar gjithsej 16.546 kompanive për 103.307 të punësuar.

Siç informoi Sektori i DAP-it për marrëdhënie me opinionin, shuma e përgjithshme e mbështetjes deri më tani të miratuar financiare paraqet 1.447.278.909 denarë.

“Nëpunësit tatimorë të cilët punojnë këtë fundjavë bëjnë përpunim final të përllogaritjeve në të cilat janë përmbajtur kërkesat e tjera për mbështetje financiare, për të cilat të hënën DAP-i do ta njoftojë Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së për zbatim të pagesës”, shtohet në kumtesën e DAP-it. ab/

Të fundit