06/12/2022
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

FIFA paralajmëron Kampionatin Botëror me një foto, shfaq krah njëri-tjetrit futbollistin shqiptar dhe atë serb

Kampionati Botëror “Katar 2022” i cili do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor po pritet me padurim, shkruan KultPlus.

FIFA ndërkohë po bën përgatitjet e saj e po kujdeset që mos të mungojë edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Një fotografi e publikuar së fundmi e cila paralajmëron ardhjen e Kampionatit Botëror e poshtë së cilës shkruan “Na jepni një duartrokitje nëse do të shohim kombin tuaj në FIFA World Cup”, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Në këtë fotografi futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka shfaqet përkrah kapitenit të Serbisë, Dusan Tadic.

Me qëllim apo jo, FIFA ka përqafuar lojtarin kosovar me atë të Serbisë.

Kujtojmë që të dy lojtarët janë pjesë e grupit të njëjtë në “Katar 2022”. / KultPlus.com

Të fundit