29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filantropi Lazim Destani në takimin e dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare

Në mbledhjen e Kryesisë por edhe të Asamblesë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare sot morri pjesë dhe biznesmeni shqiptar nga Tetova Lazim Destani.

Sipas Destanit gjatë diskutimeve është biseduar për aktivitetet e vitit 2020 dhe në veçanti për Forumin e Biznesit të Diasporës Shqiptare, që do të mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 qershor.

“Përpos shtimit të anëtarëve të Dhomës, pata kënaqësinë të hidhja idenë që këtij institucioni t’i bashkohen dhe avokatë e noterë me shoqatat e tyre, me qëllim që t’u japin ndihmesë e mbështetje kompanive shqiptare nga diaspora por edhe atyre të huaja që kanë interesa të investojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo kudo në trojet tona”, është shprehur filantropi Lazim Destani.

Presidenti i kompanisë ECOLOG, Lazim Destani gjithashtu informoi se krahas këtij aktiviteti, sot së bashku me Kryetarin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardjan Lekaj zhvilluam dhe një takim në zyrën e tij tek Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Me Ministrin Majko diskutuam në përgjithësi për aspekte të ndryshme të Diasporës sonë, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe afrimin e çdo shqiptari me atdheun”, është shprehur Destani.

Të fundit