24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Dy rastet e reja pozitive në koronavirus janë me simptome të lehta

Dy rastet e reja të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirus janë çift bashkëshortor nga Dibra, të moshës 62 dhe 68 vjeçarë, të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Bresha, Italia e Veriut më 27 shkurt. Ata me simptome më të buta më 2 mars janë paraqitur tek mjeku amë, por ai nuk ka njohur indikacion që të bëhet test i koronavirusit, dhe i ka dërguar në mjekim shtëpiak. Sot ata janë paraqitur vet në spital në Dibër, ku u janë marrë brisa që të bëhen testet. Në vend kanë udhëtuar me autobus me edhe 40 udhëtarë, të cilët janë identifikuar dhe do t’u bëhen kontrolle.

Sonte, siç informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pacientët do të dërgohen me transport special në Shtëpinë e shëndetit Shkup në Klinikën infektive, ku ekipi kujdestar është i gatshëm t’i presë. Gjendja e tyre, siç potencoi Filipçe, është stabile, kanë fotografi mjaftë të lehtë klinike, formë të lehtë të infektimit respirator.

“Pas hyrjes në kufi nga autobusi, udhëtarë kanë zbritur në Kumanovë, në Shkup dhe në Dibër. Atëherë udhëtarët nuk kanë pasur kurrfarë simptome dhe për herë të parë me simptome mjaftë të lehta janë paraqitur më 2 mars, të hënën te mjeku amë, i cili nuk ka njohur indikacion që të bëhet testi për koronavirusin, i ka dërguar në mjekim shtëpiak që sot të paraqiten në spitalin në Dibër, ku vjen infektolog nga Gostivari. Këtu është vendosur indikacioni në pajtim me simptomet, të cilat janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Janë marrë brise dhe sot janë janë bërë testet”, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë.

Ai sqaroi se sipas informatave që i kanë marrë për ta gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ata kanë pasur kontakt vetëm me vëllanë e gruas.

“Sot në orët e pasdites po bëhet intervistë nga ana e epidemiologëve që të vlerësohet nëse nevojitet në izolim të vendoset vetëm ai njeri, farefisi ose anëtarët e familjes së tij”, tha Filipçe.

Në bashkëpunim dhe komunikim intensiv me MPB-në, siç kumtoi, veçmë janë gjetur emrat, numrat amë të të gjithë 40 udhëtarëve në autobus, i cili në vend ka hyrë më 27 shkurt, e ku kanë qenë edhe dy pacientët.

“Në këtë moment bëhet identifikimi dhe që prej sonte dhe gjatë ditës së nesërme udhëtarët pas identifikimit dhe locimit të tyre që do ta bëjnë epidemiologët, së bashku me pjesëtarët e MPB-së, do të intervistohen dhe në pajtim me të dhënat do t’i japin, por edhe në pajtim me gjendjen e tyre shëndetësore, analizat e kontakteve që ata i kanë pasur në ndërkohë, do të prezantohen edhe masat përkatëse”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Rrezik më të madh, sipas tij, ka për udhëtarët të cilët janë ulur tre radhë para dhe pas pacientëve, por, siç potencoi, do të intervistohen të gjithë në pajtim me konkludimet do të caktohen hapat e ardhshme.

Në pyetje të gazetarëve lidhur me kontaktet që në ndërkohë këta pacientë i kanë pasur me persona të tjerë dhe nëse do të ndërmarrin masa, ministri Filipçe theksoi se është shumë i vogël rreziku për bartje të linjës së tyre të virusit.

Ajo që mjeku amë nuk ka parë indikacion për testimin e koronavirusin, sipas ministrit të Shëndetësisë, obligohet në atë që është shumë vështirë të jepet diagnozë për diçka që është shumë e ngjashme me rraskapitjen dhe ftohje. Për këtë, tha, edhe njëherë apelojmë në rëndësi të veprimit serioz dhe analizë të të gjithë pacientëve.

Lidhur me grupin e 20 turistëve nga Singapori dhe nga Japonia që përmes Bullgarisë e kanë kaluar vendkalimin kufitar Deve Bair është dashur të arrijë në vendin tonë, Filipçe informoi se të gjithë janë në Shkup, se janë intervistuar dhe u janë marrë të dhëna të detajuara anamnestike.

“Kanë kaluar shumë ditë nga qëndrimi i tyre në Bukuresht. Nuk ka ekzistuar asnjë indikacion që të ndërmarrim diçka në kuptim të ndalesës. Të gjithë janë të shëndoshë dhe të gjithëve u është bërë intervistë nga ana e epidemiologut lokal”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Edhe krahas dy rasteve të reja pozitivë të koronavirusit, sipas Filipçes, nuk ka hapësirë as rekomandim që të ndërmerren masa të reja shtesë nga ato që tani më janë ndërmarrë.

Të fundit