25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Gruaja nga Dibra është në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp deklaroi se njëra nga gratë nga Dibra që është e infektuar me coronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësor dhe iu është vendosur aparat për frymëmarrje.

Po testohen shtatë persona, prej të cilëve gjashtë janë nga Dibra, dhe se ato kanë pasur kontakt me të infektuarit, ndërsa një shtetas i huaj në Manastir ka kërkuar që të testohet për coronavirus.

Para fillimi të masave, edhe dy persona kanë dhënë informacione se kanë udhëtuar për në Spanjë dhe se kanë pasur rritje të temperaturave.

Filipçe tha se gruaja e parë e cila ishte e infektuar me coronavirus, do të dalë nga spitali ditën e hënë.

Ministri tha se është propozuar edhe mbyllja e qendrave tregtare.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive do t’i propozojnë qeverisë mbylljen e qendrave tregtare”, Filipçe./Telegrafi/

Të fundit