29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Javën e ardhshme do të arrijnë 500.000 maska dhe 20.000 teste

Gjatë javës së ardhshme si donacion duhet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste, reagjense për testim të koronavirusit. Kemi marrë përgjigje prej më shumë donatorësh, përmes Qeverisë norvegjeze për makina respiratore, të cilat i presim në fillim të prillit, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të marrim përgjigje definitive edhe nga Ambasada e Kinës, nga e cila kërkuam donacion para disa javëve.

Këtë sot pasdite e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për media në Qeveri në të cilën konfirmoi se 24 pacientë të ri janë diagnostikuar me koronavirus edhe atë në Shkup (15), Kumanovë (katër), Dibër (dy), Ohër (një), Shtip ( një), Tetovë (një), ka një pacient lidhur me Klinikën e Lëkurës në Shkup, me të cilët numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus sot deri në ora 12 pasdite arrin 201 persona. Shumica e rasteve janë në Shkup (123), pastaj vijon Dibra (43) me dy vdekje, Kumanovë (15) me një të vdekur, Shtipi (tetë), Velesi (tre), Ohri (tre), Kavadari (dy) , Prilepi (dy), Gostivar (një) dhe Tetovë (një).

“Kemi një pacient nga Tetova që ishte në Entin e Rehabilitimit në Kapishtec nga data 9 deri më 23 mars. Pas kthimit të tij në Tetovë për shkak të temperaturës së lartë është bërë një test dhe ai është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup përmes Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Tetovë. Një ekip i epidemiologëve ka punuar sot intensivisht, 14 punonjës shëndetësor dhe katër pacientë janë testuar duke pasur parasysh kontaktet”, tha Filipçe.

Potencoi se një pacient nga Dibra është lëshuar nga Klinia e Sëmundjeve Infektive, i cili është dërguar për trajtim në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme me dy teste të njëpasnjëshme negative, dhe po përgatitet lëshimi edhe i një pacienti tjetër nga Shkupi i cili gjithashtu ka dy teste të njëpasnjëshme negative dhe do të dërgohet në trajtim në shtëpi, kemi tre pacientë të shëruar dhe tre pacientë të vdekur.

“Gjendja e pacientëve në Shtip është e mirë, ku janë edhe njerëzit që kanë ardhur nga Serbia dhe pacientët në lidhje me vajzën e vogël, nënën e saj dhe gjyshen e saj që janë atje për trajtim në gjendje të përgjithshme të stabile pa ndonjë manifestim të rëndë të formës së sëmundjes.Gjatë ditës së nesërme apo dy ditëve në vijim, do të bëhet ekzaminim dhe testim i detajuar i personave që kanë qëlluar në Dibër, tani kalon karantina 14-ditore, pas së cilës ata do të lirohen në qytetet ku jetojnë”, tha Filipçe.

Përsëriti vendimin e djeshëm të miratuar nga Qeveria sipas të cilës ndalohet lëvizja gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) nga ora 16 deri ora 5 e ditës të nesërme. Sipas tij, kjo është masa e vetme që jep rezultate të mira, duke kufizuar kontakte sociale, duke shmangur grumbullimin, e vetmja gjë që me siguri i jep fund përhapjes së rrugës të virusit.

Paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë testime mobile, përgatitjet kanë vazhduar edhe ditëve të fundit, sot, nesër apo gjatë fundjavës do të selektohen grupe edhe më të mëdha në pajtim me mendimin e epidemiologëve edhe atë në rajone, qytete në të cilat vlerësohet se duhet të aplikohet.

“Sot pata takim me ambasadoren amerikane Kejt Mari Bërnz dhe e falënderova për mbështetjen e dhënë në periudhën e fundit për modernizimin e laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik dhe tani është institucion qendror në vendin ku kryhen të gjitha testimet. Vendi ynë u pranua gjithashtu dje në një studim të madh për të zgjedhur terapinë më të përshtatshme për pacientë të sëmurë nga koronavirusi të cilën e udhëheqë OBSH dhe në të cilën janë të kyçura më shumë vendeve. Studimi analizon rezultatet e disa qasjeve në trajtim. Kombinimi i ilaçeve tashmë po u jepet pacientëve në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, të cilët mund të jepen sipas vlerësimit të specialistëve në mjekësinë infektive”, tha Filipçe.

Ai theksoi se sot filloi trajnimi onlajn i punonjësve shëndetësor me ndihmën e Universitetit Brauning nga SHBA., i cili do të zgjasë katër ditë dhe përfshin 20 mjekë, 20 infermierë që trajnohen për të qenë trainer për përvojat në trajtimin e këtyre pacientëve, të cilët do të jenë në gjendje t’i transferojnë njohuritë e tyre te kolegët e tjerë.

“Sot në spitalin e Kumanovës qëndroi një eksperti ynë, profesor nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup pi cili diskutoi hollësishëm me mjekët nga reparti infektiv dhe menaxhimi i spitalit. Bisedoi edhe për mënyrat e trajtimit dhe pranimit të pacientëve, organizimin e punës, pjesën e izolimit, duke marrë parasysh që tashmë ekzistojnë punonjës të shëndetit të diagnostikuar asimptomatik dhe analiza do të përfundojë deri nesër dhe në përputhje me këtë edhe strategjia e trajtimit. Kumanova do të jetë një nga qytetet e para që rrit numrin e testeve në mënyrë mobile që i kam paralajmëruar më herët dhe të fillojë në fillim të javës tjetër”, shtoi Filipçe. sn/

Të fundit