20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Javën që vjen do të vaksinohen gazetarët e moshës nën 40 vjeç

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi sot se pjesa e mbetur e gazetarëve do të vaksinohen javën që vjen.

Ndërkohë që u shpreh i kënaqur me rrjedhën e përgjithshme të vaksinimit në vend.

“Gjithsesi se gazetarët ishin një nga grupet më me prioritet. Një numër i madh i gazetarëve veçmë janë imunizuar.

Shpresojmë se javën e ardhshme do të vij radha edhe e gazetarëve që nuk janë vaksinuar”, tha Filipçe.

“Vaksinimi po rrjedh mirë, për momentin po vaksinohen të gjithë ata persona të moshës mbi 40 vjeç që janë paraqitur në www.vakcinacija.mk.

Sa u përket vaksinave të reja, 500 000 vaksina nga Sinovaks pritet të arrijnë kah fundi i qershorit”, tha Filipçe.

Të fundit