20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe jep detaje rreth testimit të pacientes që humbi jetën nga coronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencën e dytë sqaroi situatën në lidhje me viktimën e parë të coronavirusit në vendin tonë, ku viktimë ishte një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

“Më 16 mars kontrolli i parë dhe nuk ka pasur simptoma të virusit. Pacientja ka deklaruar se nuk ka udhëtuar jashtë vendit.

Ditën e ardhshme ka ardhur me pak temperaturë së bashku me djalin e tij.

Më 17 dhe 18 mars pacientët kanë marrë terapi, mirëpo nuk kanë pasur kollitje. Më 19 mars gjendja e tyre ka qenë më e rëndë, ku të dyve u janë marrë mostrat për virus, por kanë qenë me rezultate negative.

Më 20 mars nënës i përsëritet testi, sipas rekomandimeve të OBSH-së nëse ka simptoma.

Më 21 përsëri iu është keqësuar gjendja shëndetësore që ka sjell deri tek humbja e jetës së pacientes. Pas vdekjes së pacientes iu është bërë testi për coronavirus, me çka ka dalë pozitivë”, deklaroi Filipçe./Telegrafi/

Të fundit